Blero përmallohet për Afronën, i bën këtë dedikim në orët e vona
Blero dhe Afrona kurorëzuan dashurinë disa vjeçare me martesë në muajin shtator të këtij viti.
Në një ceremoni me shumë të ftuar, pranë bregdetit, çifti I thanë po njëri-tjetrit, shkruan Indeksonline.
Por, ndonëse të martuar, Afrona dhe Blero ende jetojnë larg njëri-tjetrit, kjo për shkak të angazhimeve profesionale që kanë.
E kjo mungesë e bashkëshortes ka bërë që këngëtari t’i bëjë një dedikim romantik.
“Edhe kur te bohem bajat ty, do te luftoj per zemren dhe emocionin tend baby, do te vdes duke luftuar per TY! Spse ti, ne te mirë dhe ne te keq me ben te ndjehem i gjallë. Dashuria ime e përjetshme”, ka shkruar Blero sipër një imazh të shkrepur nga ceremonia e martesës./Indeksonline/