75 Mall Live Search
08:33 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Barcelona me ofertë për ish futbollistin e Arsenalit

Barcelona ka bërë një veprim befasues për ish futbollistin e Arsenalit, Carlos Vela madje këtë e ka konfirmuar shoku i futbollistit, Jonathan dos Santos.

Vela është shndërruara në një nga yjet më të mirë të MLS me 53 gola në 63 paraqitje për Los Angeles që nga ardhja në këtë klub.

Sipas dos Santos, i cili luan për rivalët e qytetit LA Galaxy, Barcelona ka një ofertë “në tryezë” për Velan.

Mesfushori tha: “Unë jam me pushime, kështu që nuk kam pasur shumë kontakte me të. Por është e vërtetë. Ai ka një ofertë në tryezë nga Barcelona. Unë nuk e di se çfarë do të bëjë ai. Ai është shumë i lumtur në Los Angeles, ai pati një sezon spektakolar, por  kur Barça të kërkon ty është një mundësi shumë e bukur. Jam i lumtur për të”, u deklarua Santos./Indeksonline/.