75 Mall Live Search
10:46 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gjendet i vdekur aktori i “Game of Thrones”

Ka ndërruar jetë aktori i njohur i cili luajti në serinë e famshme  “Game of Thrones”, Andrew Dunbar.

Andrew vdiq papritmas në shtëpinë e tij në Lindjen Belfast në prag të Krishtlindjeve, megjithëse shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është bërë i ditur.

Aktori i famshëm përveç si aktor, ai gjithashtu punoi edhe si DJ. Gjithashtu  gjatë karrierës së tij ai punoi edhe në disa shou televiziv, siç ishin “Line of Duty” dhe “Derry Girls”.

Lajmi për vdekjen e tij ka prekur botën e artit, adhurues e kolegë, në mesin e tyre edhe aktorin Andy McClay i cili u shpreh se Dunbar ishte një person me zemër të mirë,  i talentuar dhe njeri i sjellshëm./Indeksonline/