75 Mall Live Search
14:23 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Capital T mesazh “thumbues”: Thashethemet bëhen nga urrejtësit

Capital T edhe vitin që po e lëmë pas po e përmbyll me shumë suksese e angazhime.

Reperi i njohur krahas projekteve muzikore këtë vit realizoj edhe koncertin më të madh në karrierë “Time Capsule”, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, anash nuk i la as rrjete sociale, sidomos Instagramin ku numëron mbi 1 milion ndjekës.

Në një status të fundit që ka bërë pikërisht në Instagram, Kapo ka “thumbuar” të gjithë ata që kanë urrjetje.

“Thashethemet bëhen nga urrejtësit, përhapen nga budallenjtë dhe pranohen nga idiotët”, kanë qenë fjalët e reperit në InstaStory.

Ndryshe, “Yalla”, mban titullin kënga e tij e fundit e lansuar në bashkëpunim me Capital Bra./Indeksonline/