75 Mall Live Search
14:41 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rritet vlera edhe e një futbollisti tjetër të Kosovës

Mesfushori i Lokomotiva Zagrebit, Lirim Kastrati po kalon formë të mirë këtë edicion.

Tashmë, ylli Kosovës ka pësuar një rritje të vlerës nga ueb-faqja ‘Transfermarkt’.

Futbollistit nga Hogoshti, i është rritur vlera për 300 mijë euro. Tashmë, Kastrati vlen 1.8 milionë euro.

19 vjeçari, këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar katër asistime në Superligën e Kroacisë.

Ndryshe, gjatë verës së fundit, është raportuar për një transferim të mundshëm të Kastratit drejt Francës.