75 Mall Live Search
18:45 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nga Spanja: De Ligt nuk e dëshiroi Juventusin

Ulje dhe ngritje për Matthijs De Ligt në pjesën e tij të parë të sezonit te Juventus.

I promovuar menjëherë si startues pas dëmtimit të Chiellini, pas disa gabimeve fillestare ai po fillon të mësohet me futbollin italian dhe taktikat e Maurizio Sarri.

Sidoqoftë, gjithçka mund të kishte qenë e ndryshme verën e kaluar, siç zbuloi  Mundo Deportivo. Sipas gazetës spanjolle, De Ligt do të dëshironte të transferohej në Barcelona për të luajtur me ish-shokun e tij të skuadrës së Ajaxit, Frenkie de Jong, por agjenti Mino Raiola dëshironte një komision prej rreth 8 milion eurosh që Blaugrana nuk ishte e gatshme të paguante.

“No money no party” ishte mesazhi i Raiola, i cili atëherë vendosi të shtyjë holandezin drejt Italisë./Indeksonline/