Mjekët i thanë të abortonte, sepse fëmija kishte sindromën Daun
Një nënë ka marrë presion të vazhdueshëm nga mjekët për ta abortuar djalin e saj të vogël, sepse ai ka sindromën Daun.
Cheryl Bilsborroë tha se ishte 43 vjec kur mbeti shtatzënë më femijën e saj të katërt. Dhe për shkak të moshës, mjekët i thanë të bënin një test për sindromën Daun.
Në test u tha se Cheryl kishte shans të lartë që fëmija i saj të kishte atë sindromë, shkruan Indeksonline.
Kështu që ajo me burrin e saj vendosën të shkojnë në një klinikë privatë për të marrë mendimin e një mjeku tjetër.
Por ata morën të njëjtat lajme, pasi që 99% ishin shanset që ata të kishin fëmijën me sindromë.
Cheryl tha se sa herë që shkonte te mjeku ata i thonin të abortonte.
Ajo tha se asnjëherë nuk kishte diskutime apo këshilla nga ana e tyre, por që aborti ishte zgjidhja e vetme.
Megjithatë, qifti vendosën ta mbanin fëmijën.
Nëna tha se për mjekët, foshnjat me sindromën Daun nuk kishin asnjë vlerë.
“Më dhemb zemra kur e shoh se si fëmijëve me atë sindromë ia grabisin shansin për të jetuar”, shtoi me tutje Cheryl./Indeksonline/