Pajtesa e “Çka ka shpija” në javët e para të shtatzanisë
Ajo fitoi zemrat e publikut duke luajtur rolin e nuses së shtëpisë në serialin e famshëm “Çka ka shpija”.
Në një ambient të bukur jashtë Prishtinës, ajo kurorëzoi dashurinë me të fejuarin e saj Arbnor Pacolli në korrik ndërsa po shkëlqente si nuse.
E ftuar në Prive në rubrikën “Qitja pikën”, ajo konfirmon se është në pritje të ëmbël.
Në fjalinë “Do të bëhem nënë…” që duhet të vazhdonte ajo, aktorja përgjigjet:
“Do të bëhem nënë në fillim të korrikut ose në fund të qershorit.” – që la të kuptohej se aktorja shumë e dashur është në javët e para të shtatzënisë.