Vjosa Osmani reagon për kërcënimet me vrasje ndaj Albin Kurtit
Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani përmes një postimi në facebook ka reaguar për kërcënimet më vrasje ndaj Albin Kurtit.
Ajo tha se kur ndihen të lirë të kërcënojnë publikisht me jetë, kjo tregon dy gjëra: e para, se kemi një sistem të sigurisë e drejtesisë që vazhdimisht ka injoruar dhe mbajtur anën e kërcënuesve; dhe e dyta, se kërcënuesit po e ndiejnë rrezikun nga një qeverisje ku ata më nuk do të jenë të lirë të vazhdojnë me krimet e tyre.
Postimi i plotë:
Kur ndihen të lirë të kërcënojnë publikisht me jetë, kjo tregon dy gjëra: e para, se kemi një sistem të sigurisë e drejtesisë që vazhdimisht ka injoruar dhe mbajtur anën e kërcënuesve; dhe e dyta, se kërcënuesit po e ndiejnë rrezikun nga një qeverisje ku ata më nuk do të jenë të lirë të vazhdojnë me krimet e tyre.
Po kështu, por larg rrjeteve sociale, kërcënonin edhe menjëherë pas luftës duke nxitur urrejtje e vëllavrasje. Mjaft më./Indeksonline/