Taulant Xhaka së shpejti baba për herë të parë, zbulohet gjinia e foshnjës
Futbollisti i njohur shqiptar Taulant Xhaka dhe e dashura e tij Arbnora së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë.
Së fundmi është bërë e ditur se ata po e presin një foshnje.
Madje së fundmi, përmes një publikimi në llogarinë e saj në Instagram, Arbnora ka bërë të ditur gjininë e foshnjes, shkruan Indeksonline.
Ajo ka bërë të ditur se ata pritet të bëhen prindër të një djali.
Kujtojmë që para pak kohe edhe vëllau i Taulantit, Graniti, u bë baba i një vajze. /Indeksonline/
