75 Mall Live Search
13:05 / E Diele, 29 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Policit që vrau qytetarin në Gjilan, i gjenden 2 armë në veturë

Inspektoriati Policor i Kosovës, ka njoftuar se zyrtarit policor të Kosovës, i cili vrau një qytetar në Gjilan, i gjetën dy revole.

Sipas Inspektoratit, deri tek momenti tragjik, kishte ardhur pasi ata ishin përleshur pas një aksidenti.

Raporti i plotë:

Hetuesit e IPK-së kanë vazhduar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar në vendin e ngjarjes.

Bazuar në hetimet preliminare, dyshohet se personi i dyshuar V.H  (pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Njësiti për mbrojtje të afërt), pas një mosmarrëveshje lidhur me një aksident ka shtënë me armë  zjarri në drejtim të viktimës.

Si pjesë e procedurës hetimore IPK ka konfiskuar një armë GLOCK 9×19 që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari në këtë rast dhe një karikator.

Në veturën e të dyshuarit (zyrtarit policor) janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy revole të llojit Bereta.

Hetuesit e IPK-së në bashkëpunim me njësitin rajonal të hetimeve kanë zbatuar edhe një urdhëresë për bastisje në fshatin Malishevë të Gjilanit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë incident do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.