Ky është polici që e vrau qytetarin në Gjilan
Një ngjarje tragjike ndodhi sot në Gjilan në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Polici, Vëllaznim Hamdiu e vrau qytetarin, Lulzim Spahiu, transmeton Indeksonline.

Hamdiu është zyrtar policor që ka qenë pjesë e delegacioneve të huaja.
Zyra e kryeministrit ka reaguar duke thënë se ai nuk është pjesë e mbrojtjes së afërt.
Sipas Inspektoratit, deri tek momenti tragjik, kishte ardhur pasi ata ishin përleshur pas një aksidenti.
Raporti i plotë i IPK:
Hetuesit e IPK-së kanë vazhduar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar në vendin e ngjarjes.
Bazuar në hetimet preliminare, dyshohet se personi i dyshuar V.H (pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Njësiti për mbrojtje të afërt), pas një mosmarrëveshje lidhur me një aksident ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.
Si pjesë e procedurës hetimore IPK ka konfiskuar një armë GLOCK 9×19 që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari në këtë rast dhe një karikator.
Në veturën e të dyshuarit (zyrtarit policor) janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy revole të llojit Bereta.
Hetuesit e IPK-së në bashkëpunim me njësitin rajonal të hetimeve kanë zbatuar edhe një urdhëresë për bastisje në fshatin Malishevë të Gjilanit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit.
Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë incident do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.