75 Mall Live Search
14:03 / E Diele, 29 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Zakonet që po ju plakin shpejt

Plakja është një proces natyral të cilin njeriu nuk e eviton dot. Megjithatë, njeriu dhe zgjedhjet e tij mund të ndikojnë në mënyrën e plakjes.

Ushqyerja e keqe, pirja e duhanit, ekspozimi në diell për një kohë të gjatë, aktiviteti fizik luajnë rolë në jetëgjatësinë e njeriut, plakjen dhe funksionimin e trurit.

Këto janë disa zakone që ndikojnë në plakje:

Konsumimi i mishit. Është vërtetuar se ekziston një lidhje në mes ngrënies së mishit dhe vdekjes së parakohshme.

Konsumimi i sheqerit. Sheqernat nxisin inflamacionin dhe janë burim i shumë sëmundjeve të rrezikshme.

Konsumimi i bukës së bardhë. Nuk ka fibra.

Mungesa e gjumit.

Stresi ndikon në ngadalësimin e metabolizmit.