75 Mall Live Search
14:53 / E Diele, 29 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Qumili bojkoton emisionet televizive: S’jam aktor që shkoj vetëm për duartrokitje!

Padyshim se Sevdai Radogoshi apo siç njihet nga publiku si “Qumili” është njëri nga aktorët më të suksesshëm të humorit shqiptarë.

Ai tash e shumë vite ka bërë publikun të qeshë me humorin e tij, duke luajtur më shumë se 20 role, shkruan Indeksonline.

Teksa Qumili ende vazhdon të sjellë humore të mira për publikun, tashmë i angazhuar në bashkëpunim me djalin e tij Bimin i cili poashtu ka talent në humor.

Edhe për vitin e ri 2020, ai dhe djali i tij kanë përgatitur disa skeqe mjaft interesante në role të ndryshme, që pritet të jenë mjaft atraktive për publikun.

Ai ka thënë se ka qenë i ftuar nëpër emisionet televizive por se ka zgjedhur të mos marrë pjesë duke i bojkotuar ato .

Qumili gjithashtu ka thënë për Indeksonline, se ai është aktorë me përvoj të madhe dhe nuk është njeri që shkon në emisione vetëm për duartrokitje.

Gjithashtu Sevdai Radogoshi, ka bërë të ditur se projektet e tij ka vendosur ti lansojë vetëm në platformën Youtube.

Kujtojmë që ai është ndër humoristët më të njohur dhe më të dashur për publikun shqiptarë. /Indeksonline/