Kastrati për vrasjen në Gjilan: Ky rast shpërfaqë padrejtësinë përballë atyre që zotërojnë pushtetin
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka reaguar lidhur me vrasjen qytetarit nga Muqiverci i cili është vrarë nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Gjilan.
Kastrati përmes një postimi në facebook ka thënë se ky rast shpërfaqë padrejtësinë, pabarazinë që përjetohet nga individë më të pambrojtur të shoqërisë përballë atyre që zotërojnë pushtetin.
Ja postimi i plotë:
Vrasja e qytetarit nga Muqiverci në orët e hershme të mëngjesit në Gjilan, prej një pjestari të Policisë së Kosovës na ka tronditur të gjithëve.
Ky rast shpërfaqë padrejtësinë, pabarazinë që përjetohet nga individë më të pambrojtur të shoqërisë përballë atyre që zotërojnë pushtetin, e në rastin më flagrant – siç ishte rasti i sotëm – përballë policit që duhet të reflektojë e ofrojë siguri. Ftoj organet e drejtësisë të trajtojnë rastin me seriozitetin më të lartë.
Familjes së të ndjerit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta!