75 Mall Live Search
20:55 / E Diele, 29 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Manchester City nuk gabon përsëri, mposht Sheffieldin

Manchester City ka mposhtur Sheffield United me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 20-të të Premierligës.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Sergio Aguero në minutën e 53-të të ndeshjes.

Rezultatin e dyfishoi Kevin de Bruyne në minutën e 82-të.

Me këtë fitore, City mbetet në pozitën e tretë me 41 pikë, një më pak se Leicester dhe 14 më pak se Liverpooli. /IndeksOnline/