75 Mall Live Search
23:02 / E Diele, 29 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nga shkurti i vitit të ardhshëm Kamenica do të ketë shërbime gjinekologjike

Në Kamenicë, shërbimet gjinekologjike, nuk ofrohen tash e pesë vjet.

Situata do të ndryshojë së shpejti, meqë objekti për një ordinancë të tillë është pothuajse në përfundim.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Kamenicës tha se kjo është e rëndësishme për shkak se këtu mund të kryhen kontrolla të rregullta të pacienteve me nevojë.

Sipas saj, ata që kanë nevojë për gjinekolog, shërbimet pritet t’i marrin nga muaji shkurt.

 E kryetari i komunës, Kastrati, tha se kjo po bëhet si rezultat i bashkëpunimit të komunës me Ministrinë e Shëndetësisë.

Për mungesën e gjinekologëve është raportuar edhe më parë.