Skuadra, që frikëson shumë tifozët e Barcës, në Ligën e Kampionëve
Mundo Deportico, ka bërë një sondazh me tifozët e Barcelonës dhe i ka pyetur për rivalin e tyre më të madh në Ligën e Kampionëve.
Përvoja traumatike e sezonit të kaluar në Anfield, kur skuadra e Ernesto Valverde u mposht 4-0 dhe u eliminua në raundin gjysmëfinal, peshon shumë.
Dëshmia më e mirë për këtë është se Liverpooli është më i votuari. 44% e tifozëve e shohin Liverpoolin si rivalin më të fortë të Barcës në Ligën e Kampionëve.
Në vendin e dytë është renditur Real Madridi me 22.6% para Manchester Cityt me 11.3%.
Barca në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve do të luajë me Napolin e Genaro Gattusos. /IndeksOnline/
