75 Mall Live Search
10:53 / E Hënë, 30 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Miss Venezuela” vesh fustanin e punuar nga kreatorja, Lia Stublla!

Kreatorja e njohur nga Kosova, Lia Stublla, ka qenë mjaft e kërkuar me punën e saj edhe nga personazhe të njohura në të gjithë botën.

Ajo kishte punuar për të dashurën e Ronaldos, Georgina Rodriguez, reperen Lil Kimi, këngëtaren Ashanti dhe modele të ndryshme të njohura botërisht, shkruan Indeksonline.

Së fundmi, Lia ka bërë të ditur se fustanin e saj ka zgjedhur ta veshë edhe “Miss Venezuela”, Ninoska Vasquez.

Kujtojmë se Ninoska është një modele 27- vjeçare, e cila është zgjedhur “Miss Venezuela Earth 2017” dhe fustani i punuar nga kreatorja kosovare i shkon shumë.

Ajo edhe në llogarinë e saj në Instagram, me krenari ka ndarë me fansat e saj të shumtë këtë fustan të bukur të punuar nga Lia Stublla. /Indeksonline/