Babai i Gretës: Ajo është e lumtur, por unë shqetësohem
Babai i Greta Thunbergut ka thënë se ai mendonte se ishte “një ide e keqe” që vajza e tij të merrte hapin e para në betejën kundër ndryshimit të klimës.
Miliona njerëz janë frymëzuar për t’iu bashkuar 16-vjeçares në ngritjen e vetëdijes për çështje mjedisore.
Por Svante Thunbergu i tha BBC-së se ai nuk ishte “mbështetës” i vajzës së tij.
Z. Thunberg tha se Greta ishte shumë më e lumtur që kur u bë aktiviste – por që shqetësohet për “urrejtjen” me të cilën përballet e bija.
Greta ishte e nominuar për çmimin “Nobel” për paqe këtë vit.
Z. Thunberg gjithashtu ka shoqëruar vajzën e tij në ekspeditat e saj lundruese në samitet e klimës së KB në New York dhe Madrid. Greta nuk pranon të udhëtojë me mjete ajrore për shkak të ndikimit në mjedis.
Ai tha se Greta ka “ndryshuar” dhe është bërë “shumë e lumtur” si rezultat i aktivizmit të saj.
Ai shtoi se porsa Greta të mbush 17 vjeç, ajo nuk do të ketë më nevojë për t’u shoqëruar në udhëtimet e saj.
“Nëse ajo ka nevojë për mua, unë do të jem aty për të”, tha ai./Indeksonline/