75 Mall Live Search
13:41 / E Hënë, 30 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ambasadori Kosnett takon drejtuesit e LDK-së, kjo është arsyeja

Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Në këtë takim me ambasadorin Kosnett, përveç kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, ishte i pranishëm edhe nënkryetari Agim Veliu, Vjosa Osmani dhe Avdullah Hoti.

Mësohet se temë e takimit ishin edhe zhvillimet e fundit në Kosovë, konkretisht rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje midis Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.