Hoxha: Drenasi meriton përfaqësim serioz dhe dinjitoz
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Drenas, Sejdi Hoxha, ka sqaruar sot në profilin e tij në Facebook, lidhur me zgjedhjen e Kryesisë së PDK.
Në mbledhjen e Këshillit Drejtues, që u mbajt mbrëmë, nga 25 emrat e Kryesisë së re, nuk ka pas anëtarë të kryesisë së Degës së PDK – Drenas.
Hoxha thotë PDK brenda saj ka njerëz me vlera të larta kombëtare ,intelektual të çmuar, profesionist të fushave të ndryshme, prandaj nuk është e lehte që t’i zgjedh organet drejtuese të saj. Por, shton se Drenasi nuk do të trajtohet vetëm si makineri për prodhimin e votave, por në demokraci pushteti dhe përfaqësimi do të matet me votën e qytetarit.
Postimi i plotë në Facebook!
PDK brenda saj ka njerëz me vlera të larta kombëtare ,intelektual të çmuar, profesionist të fushave të ndryshme prandaj nuk është e lehte që ti zgjedh organet drejtuese të saj.
Nga dita e djeshme kam pranuar shume thirrje telefonike dhe sms nga aktivist dhe struktura te Partisë duke me pyetur pse Drenasi si bastion i PDK-së nuk është i përfaqësuar në Kryesinë e Partisë? Prandaj ndjej obligim moral të sqaroi për të gjithë.
Drenasi që nga themelimi i Partisë e deri më sot ka qenë dhe mbetet bastion i pathyeshëm, në zgjedhjet e 6-të Tetorit PDK ka rritje te votave ne Drenas, rreth 15200 kemi fituar në zgjedhjet e fundit, është e vetmja komune që ka fituar pa balotazh në zgjedhjet e fundit komunale te mbajtura, prandaj Drenasi meriton përfaqësim serioz dhe dinjitoz në strukturat e Partisë dhe ne institucionet e vendit.
Besoi fuqishëm qe Drenasi nuk do te trajtohet vetëm si makineri për prodhimin e votave, por ne demokraci pushteti dhe përfaqësimi do të matet me votën e qytetarit.
Ne mbështesim fuqishëm Kryesin e re dhe të gjitha strukturat e Partisë, pavarësisht faktit që si një nga degët më te fuqishme jemi pa përfaqësim.
Besoi fuqishëm ne lidershipin e Kryetarit Veseli i cili gjithmonë ka mbështet Drenasin në të gjitha dimensionet, besoj fuqishëm që do ta zgjedhim edhe këtë çështje …