Benzema rinovon kontratën me Real Madridin
Sipas gazetës Marca, francezi ka rënë dakord me klubin spanjoll për një kontratë të re që do të zgjasë deri në vitin 2022.
Benzema kishte kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2021 kurse me kontratën e re do t’i zgjatet kontrata edhe për një vit.
Duke e pasur parasysh nivelin e mirë të sulmuesit, Real Madridi e ka parë si të arsyeshme që ta zgjatë kontratën me futbollistin 32 vjeçar.
Marrëveshja pritet të bëhet zyrtare në verën e ardhshme./Indeksonline/.