Ngordhin 22 lopë, pasi u goditën nga rrufeja
Fotografitë e çuditshme kanë shfaqur 22 lopë që kanë ngorthur në një fushë, pasi u goditën nga rrufeja.
Thuhet se lopët janë elektrizuar kur u mblodhën pranë një gardhi gjatë një stuhie në një fermë afër një fshati në komunën e Quehue, në provincën qendrore të Argjentinës në La Pampa, shkruan Indeksonline.
Mediat lokale raportuan se secila prej lopëve mund te vlente mes 1,276 £ dhe 2.552 £, që do të thotë se fermerët mund të kishin humbur një vlerë monetare deri në 56,114 £ si rezultat i humbjes së bagëtive të tyre.
Besohet se lopët u frikësuan nga stuhia në zonë dhe u mblodhën afër gardhit për siguri, siç tregojnë imazhet.

Pronari i fermës Ariel Hoven, 35 vjeç, sqaroi për mediat lokale se ai nuk kishte asnjë lloj sigurimi për një situatë të tillë.
Ai tha se kurrë më parë nuk kishte humbur një numër të madh të kafshëve në të njëjtën kohë.
Hoven vazhdoi duke thënë se lopët u varrosën në arën ku u gjetën./Indeksonline/
