Luiz me lavdata të mëdha për Artetan, ja çfarë fjalë ka për të
Mbrojtësi brazilian ka luajtur nën menaxhimin e disa trajnerëve mirëpo për trajnerin aktual duket se i ka ruajtur fjalët më të mira.
Mikel Arteta e ka mbështetjen e plotë të David Luizit, mbrojtësi i Arsenalit e ka konsideruar si shumë intelegjent trajnerin aktual.
“Ai është inteligjent, ai ishte lojtar, ai është i zgjuar. Unë mendoj se ai do të jetë një nga më të mirët, por është pjesë e punës sonë për ta ndihmuar atë ta bëjë këtë, veçanërisht në fillim sepse të gjithë dyshojnë. Por unë vërtet besoj në këtë filozofi, unë vërtet besoj në mënyrën se si ai e sheh futbollin. Kjo është arsyeja pse ne mund të shohim që Arsenali të dominojë në gjysmën e parë me një futboll të mahnitshëm, me shumë cilësi” ishin fjalët e Luiz për Artetan./Indeksonline/.