Unai Emery tregon lojtarin e vetëm të Arsenalit që nuk i tha lamtumirë
Ish trajneri i Arsenalit Unai Emery u shkarkua në nëntor pasi kaloi formë të dobët me klubin londinez.
Emery ka zbuluar se ishte mesfushori Lucas Torreira i vetmi lojtar që nuk i tha lamtumirë si të tjerët pas shkarkimit të tij.
Ai ka treguar se pasi ka marrë lajmin për shkarkim i kishte ftuar të gjithë lojtarët një nga një të shkojnë dhe të përshëndeten me të.
“Unë i thashë Raulit që do të preferoja që futbollistët të vinin tek unë individualisht në vend që të shkoja në dhomën e zhveshjes dhe të bëja një fjalim. Dhe të gjithë erdhën, përveç Lucas Torreira. Ai nuk mund ta bënte por na la një mesazh”, tha Emery./Indeksonline/.