Thaçi thërret konferencë për media
Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka njoftuar për mbajtjen e një konference të fundit vitit për media në oren 12:30.
Ky njoftim vije një ditë pasi që Thaçi i kishte bërë thirrje dje, kandidatit për kryeministër të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit për sot për të mandatuar për kryeministër.
Mirëpo, ky i fundit e ka refuzuar dhe ka propozuar që takimi të ndodhë më 6 janar. Ky është takimi i tretë me radhë që Kurti refuzon të takohet me Thaçin.
Ndërsa, Thaçi edhe një ditë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës kishte ftuar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në takim në ora 13:30 për të mandatuar për kryeministër.
Lideri i LVV-së e kishte refuzuar me arsyetimin se nuk gjendet në Kosovë.