75 Mall Live Search
13:27 / E Martë, 31 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Është e pajustifikueshme heshtja e ndërkombëtarëve ndaj gjenocidit serb në Kosovë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçit, ka thënë se çështja e të pagjeturve mbetet ende një plagë e madhe e Kosovës.

Ai u shpreh se gjenocidi që Serbia e ka kryer në Kosovë është i padiskutueshëm, duke shtuar se është e pajustifikueshme aministia e heshtur për spastrimin etnik nga ndërkombëtarët.

“Një prej plagëve më të mëdha është çështja e të pagjeturve Beogradi nuk ka qenë  bashkëpunues në këtë drejtim. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovës kjo është e padiskutueshme, për cka nuk janë ballafaquar me drejtësinë ndërkombëtare. Amnistia e heshtur që po ndodhë për spastrimin nga ndërkombëatërt në raport me Serbinë është e pajustifikueshme”, tha Thaçi. /IndeksOnline/