75 Mall Live Search
14:47 / E Martë, 31 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Limaj ua uron qytetarëve vitin e ri 2020

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka uruar qytetarët me rastin e ndërrimit të motmotit, me dëshirat që 2020 të jetë një vit i mbarë për Kosovën.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se 2019 ishte një vit jo i lehtë dhe me shumë sfida.

“Në emër të Nismës Socialdemokrate dhe në emrin tim, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, bashkëkombësve tanë kudo që jetojnë e veprojnë, ua uroj ndërrimin e moteve. Viti që po ikën ishte vit jo i lehtë dhe shumë sfidues. Uroj që Viti i Ri të sjellë në çdo familje shqiptare më shumë mirëqenie, shëndet dhe lumturi. Në mënyrë të veçantë uroj të gjithë ata që sonte do të jenë në vendet e tyre të punës! Gëzuar 2020! Qoftë vit i mbarë për Kosovën dhe shqiptarët”, shkruan Limaj.