75 Mall Live Search
16:31 / E Martë, 31 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

E dashura e Ronaldos zbulon ‘sekretin’ e bukurisë së saj!

Modelja e njohur me origjinë spanjolle, Georgina Rodriguez, ndryshe njihet edhe si e dashura e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo.

Ajo është mjaft aktive me paraqitjet që bën nëpër rrjetet sociale, ku ndiqet nga miliona fansa.

Gjithnjë në paraqitjet që bën, ajo kujdeset të duket në formë të mire dhe pasqyron një bukuri natyrale.

E për tu dukur bukur, padyshim se duhet kushtuar një kujdes  i madh vetes.

Ajo në pamjet e fundit që ka publikuar ka treguar se kujdeset shumë për grimin, dhëmbët e trajtimin e saj në përgjithësi që të duket sa më bukur në paraqitjet që bën.

Kujtojmë që ajo është nënë e një vajze me futbollistin, derisa kujdeset edhe për fëmijët e tjerë të Ronaldos. /Indeksonline/