Ambasadorët e vendeve të Kuintit mblidhen te Thaçi, nuk dihet arsyeja e takimit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas konferencës së fundvitit të tij, i ka takuar edhe ambasadorët e shteteve të Kuintit në Kosovë, si dhe përfaqësuesen e BE-së.
Para rreth një ore, ambasadorët e shteteve të Kuintit janë parë duke hyrë në zyrën e presidentit Thaçi, por zyrtarët për media të këtij institucioni nuk kanë lejuar që të xhirohen.
IndeksOnline nuk ka arritur ta mësojë arsyen e këtij takimi apo të kuptoj nëse ky takim ka qenë thjesht takim i fundvitit të presidentit Thaçi me ambasadorët më të fuqishëm të vendeve perëndimore në Kosovë.