Nga Alison te Hazard, ja 15 transferimet më të suksesshme të dekadës

Sajti prestigjioz, “Goal.com” ka publikuar së fundmi 15 tranaferimet më të suksesshme në dekadën e fundit, duke marrë parasysh sukseset e arritur, performancën në klubet përkatëse si dhe vlerën aktuale në treg.
Ajo që bie në sy është prezenca e 4 futbollistëve të Liverpulit në këtë listë.
Transferimi më fitimprurës ishte ai i mesfushorit algjerian, Rijad Mahrez, nga skuadra franceze e Le Havre te Leicester City, për vetëm 500 mijë euro, ndërkohë që klubi i “dhelprave” arriti një fitim stratosferim, teksa Mahrez u transferua sezonin e kaluar nga Leicester te Manchester City.
Lista e transferimeve më të goditura:
1.Alisson: Roma te Liverpool (72 milionë €)
2.David Silva: Valencia te Manchester City (29 milionë €)
3.Jadon Sancho: Manchester City te Borussia Dortmund (8 milionë €)
4.Toni Kroos: Bayern Munich te Real Madrid (25 milionë €)
5.Marc-Andre Ter Stegen: Borussia Monchengladbach te Barcelona (12 milionë €)
6.N’Golo Kante: Caen te Leicester City (9 milionë €)
7.Diego Godin: Villarreal tek Atletico Madrid (8 milionë €)
8.Sadio Mane: Southampton te Liverpool (34 milionë €)
9.Jamie Vardy: Fleetëood Toën te Leicester City (1 milion €)
10.Sergio Aguero: Atletico Madrid te Manchester City (40 milionë €)
11.Eden Hazard: Lille te Chelsea (35 milionë €)
12.Luka Modric: Tottenham te Real Madrid (35 milionë €)
13.Riyad Mahrez: Le Havre te Leicester City (500.000 €)
14.Raphael Varane: Lens te Real Madrid (10 milionë €)
15.Mohamed Salah: Roma te Liverpool (42 milion €)