City triumfon ndaj Evertonit

Manchester City ka triumfuar ndaj Evertonit me rezultat 2:1 në kuadër të javës së 21-të në Premierligë.
Ishte Gabriel Jesus “heroi” i kampionit në fuqi ai i cili realizoi dy golat për vendasit, shkruan Indeksonline.
Krejt cfarë bënë në Evertoni ishte goli i ngushtimit të rezultatit nga Richarlison në minutën e 71-të.
Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 44 pikëve, 11 më pak se Liverpool./Indeksonline/