75 Mall Live Search
11:29 / E Enjte, 02 Janar 2020 / indeksADMonline

Hajnat plaçkisin xhaminë me forcë, u koritën për pak pare

Imami i një xhamie në Prizren ka raportuar në Polici se persona të panjohur, me forcë janë futur në xhami duke kryer vjedhje në kasafortë.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e djeshëm në rrugën “Jusuf Balaj” në Prizren.

Hajnat e turpshëm kanë arritur të marrin vetëm 60 euro nga kasaforta. Njësiti policor është duke hetuar rastin./Indeksonline/