75 Mall Live Search
15:45 / E Enjte, 02 Janar 2020 / indeksADMonline

Haradinaj: Ndajmë dhembjen me familjen Alushani, që aq shumë i dha atdheut

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka ndarë dhimje me fa,miljen Alushani, me rastin e ndarjes nga jeta të nënës dhe vëllait të dëshmorit Imer Alushani, Miradies dhe Luanit.

“Me pikëllim mora lajmin e ndarjes nga jeta të nënës dhe vëllait të Dëshmorit Imer Alushani, Miradies dhe Luanit. Sot ndajmë dhembjen me familjen Alushani, që aq shumë i dha Atdheut në ditët më të vështira. Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe miqtë!”, ka shkruar ai.

Përndryshe, sot në orët e mëngjesit ka vdekur vëllai i dëshmorit, Imer Alushani, dhe pastaj më të dëgjuar lajmin e Luanit, ka vdekuar edhe nëna e tij.