Sulmohet Ambasada e Malit të Zi, në Beograd

Më shumë se 5.000 mbështetës të skuadrës së basketbollit (Ylli i Kuq) Cëvena Zvezda, në Serbi protestuan para Ambasadës malaziase, në Beograd për të mbështetur serbët në atë lagje kundër miratimit të Ligjit për liritë fetare në Mal të Zi.
Pas ndeshjes me Bayernin, tifozët e Zvezdës u nisën drejt Ambasadës malazeze të organizuar, gjë që bëri që qendra e qytetit të bllokohej plotësisht.
Kur të gjithë u mblodhën në rrugën “Knez Mihajlova”, ata nisën të këndonin në kor këngë kundër Milo Djukanoviqit dhe shumë të tjerëve në mbështetje të serbëve në Mal të Zi.
Në një moment, një nga protestuesit lëshoi fishekzjarre, duke djegur flamurin malazisia në ambasadë.
Përveç këtij episodi nuk pati incident tjetër gjatë protestës.