75 Mall Live Search
13:40 / E Premte, 03 Janar 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Kombi ynë, do të mburret përjetë me figurën e Çettës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se para një shekulli u lind Anton Çetta, njeriu që do mbetet në historinë e kombit për kontributin e jashtëzakonshëm në mbledhjen e folklorit shqiptar në Kosovë, duke e bërë të pavdekshëm këtë thesar të kulturës sonë shpirtërore.

Sipas Thaçit, Çetta do mbahet mend përjetë si njeri i urtë, i mençur, humanist dhe kontribuues i shërimit të plagëve të gjakmarrjes në fillim të viteve të dekadës së fundit të shekullit njëzet.

“Ai do mbahet mend përjetë si njeri i urtë, i mençur, humanist dhe kontribues i shërimit të plagëve të gjakmarrjes në fillim të viteve të dekadës së fundit të shekullit njëzet. Kombi ynë do të mburret për jetë dhe mot me figurën e albanologut Anton Çetta”.