Tender për riparimin e rrugës në Qendrën historike, të Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka shpallur tenderin për rigjenerimin e rrugës Mehmet Kaçurri (Rruga Model), shkruan IndeksOnline.
Kjo rrugë konsiderohet si Qendra historike e kryeqytetit.
Renovimi i kësaj rrugë u bë i ditur përmes një njoftimi në Facebook nga Komuna e Prishtinës.

“Viti i ri filloi me lajme të mira.
Dritë e gjelbër për procedurat e prokurimit mbi rigjenerimin e rrugës Mehmet Kaçurri (Rruga Model) në qendrën historike të Kryeqytetit.

Projekti i cili u hartua nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHëB Kosova) do të mundësojë rikthimin e autenticitetit të kësaj rruge”, thuhet në njoftim.
Afati kohor për dorëzimin e tenderëve është 22.01.2020 koha 14:00, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa në njoftimin për kontratë nuk jepen detaje se sa do t’i kushtoj buxhetit të Prishtinës rregullimi i rrugës së qendrës historike./IndeksOnline/
