75 Mall Live Search
14:09 / E Premte, 03 Janar 2020 / indeksADMonline

Goli i Shaqirit, në garë për më të mirin e muajit, në Premierligë

Xherdan Shaqiri po luan pak, por po lë shumë gjurmë.

Goli i tij i realizuar në derbin ndaj Evertonit, është futur në garë për golin më të mirë të muajit në Premierligë.

Lajmi jepet nga faqja zyrtare e Liverpoolit, e cila e ka publikuar golin në Instagram.

Shaqa ka disa ditë që është duke u rikuperuar nga një lëndim muskular, ndërsa rikthimi i tij pritet të ndodhë në javën e ardhshme./Indeksonline/