75 Mall Live Search
23:42 / E Premte, 03 Janar 2020 / indeksADMonline

Arsenal mund ta transferoj Boatengun për vetëm 5 milionë euro

Arsenali është i gatshëm që ta transferoj futbollistin e Bayern Munich, Jerome Boateng.

Po ashtu klubi gjerman është i gatshëm ta lërë atë të largohet për një shumë jo të madhe të parave.

Kurse klubi londinez ka nevojë për një mbrojtës dhe sipas Bleacher,  Arsenal mund ta transferoj Boatengun për vetëm 5 milionë euro.

Gunners po ashtu janë të interesuar edhe për qendërmbrojtësin Dayot Upamecano mirëpo klubi i tj, Leipzig është duke kërkuar më shumë se 70 milionë euro për transferimin e tij./Indeksonline/.