75 Mall Live Search
08:42 / E Shtunë, 04 Janar 2020 / indeksADMonline

Rooney, futbollisti që lë çdoherë gjurmë në debutim

Wayne Rooney është rikthyer në futbollin anglez. Por kësaj here jo në Premierligë. Ai tani është pjesë e ekipit nga Championshipi, Derby County.

Në debutimin e tij para dy ditësh ai arriti të dhuronte një asist në fitoren 2:1 të ekipit të tij, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Rooney lë gjurmë në debutimet me ekipet e tij.

Sulmuesi veteran anglez debutoi me het-trik dhe asist me Manchesterin, debutoi me asist me Evertonin e poashtu edhe në Amerikë me DC United./Indeksonline/