75 Mall Live Search
18:54 / E Shtunë, 04 Janar 2020 / indeksADMonline

Zjarret në Australi, këngëtarja e njohur dhuron 500.000 dollarë

Pink ka dhuruar 500.000 dollarë për shërbimet e urgjencës në Australi, pasi zjarret kanë dalë nga kontrolli.

Ajo lajmin e konfirmoi përmes një postimi në Twitter, shkruan Indeksonline.

“Jam shkatërruar plotësisht teksa shoh se cfarë po ndodh në Australi me zjarret e tmerrshme. Unë premtoj se do ti dhuroj 500.000 dollarë për shërbimet lokale të zjarrit që po luftojnë kaq shumë”, shkroi ajo.

Menjëherë pas kësaj, fansat e falënderuan atë për veprimin që bëri.

Pas zjarreve në Australi, numri i vdekjeve ka arritur në 23, ku edhe mijëra të tjera u detyruan ti lëshojnë shtëpitë./Indeksonline/

Një zjarr i djegur në qytetin Moruya, në jug të Gjirit të Batemans, në Uellsin e Ri Jugor më 4 janar të vitit 2020. - Deri në 3,000 rezervistë ushtarakë u thirrën për të trajtuar krizën e pamëshirshme të Australisë në 4 janar, pasi dhjetëra mijëra banorë u larguan shtëpitë e tyre në kushte katastrofike.  (Foto nga PETER PARKS / AFP) (Foto nga PETER PARKS / AFP përmes Getty Images)