Selena Gomez e thjeshtë dhe plot shkëlqim!

Këngëtarja e njohur Selena Gomez është tejet e pëlqyer nga fansat për shkak të muzikës që sjellë.
Ajo përpos që është këngëtare e njohur, është edhe tekstshkruese, aktore dhe producente televizive, shkruan Indeksonline.
27-vjeçarja Gomez, shpesh ka zënë ballinat e mediave rozë për shkak të jetës së saj private.
Dikur e lidhur me këngëtarin Justin Bieber, ndarja nga i cili bëri bujë të madhe nëpër media.
Ajo vazhdon të gëzoj një pamje mjaft të freskët, duke mos zhgënjyer publikun, madje edhe kur shfaqet e thjeshtë.
Njejtë ka bërë edhe së fundmi, ku ka pozuar mjaft e thjeshtë por me një dukje tejet atraktive. /Indeksonline/
