Rita Ora bën thirrje për të ndihmuar Australinë pas krizës që po e kalon!

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, gjatë vitit që lamë pas ka qenë një prej emrave më të spikatur në faqet rozë.
Ndonëse po vazhdon të jetë mjaft e angazhuar,
ajo së fundmi u ka bërë thirrje që të ndihmojnë Australinë për shkak të
zjarreve që e kanë kapluar.
Ajo bëri një postim në InstaStory, përmes së cilit njofton se duhet të bëhemi
bashkë për të ndihmuar këtë krizë të vendit.
“Ne duhet të bëhemi bashkë për të ndihmuar Australinë në këtë kohë krize”, ka
shkruar ndër të tjerash biondja, duke u bërë thirrje të gjithëve për të kontribuar.
Në natën e Vitit të Ri njerëzit u detyruan të iknin në plazh, të gatshëm të
hidheshin në ujë për të mbrojtur veten nga flakët ndërsa qielli ktheu një të
kuq apokaliptik.

Siç raportuan media e huaja, mijëra njerëz kanë kaluar katër ditë në një gjendje stresi, pasi u ishte thënë se ishte shumë e rrezikshme të largohej nga qyteti.