Vazhdojnë të iu shpërthehen gomat mërgimtarëve, që po kalojnë nëpër Serbi

Bashkatdhetarët që po kthehen nga Kosova, nëpër Serbi po vazhdojnë të iu dëmtohen gomat.
Siç ka raportuar më herët Indeksonline, dëmtimi i gomave nga persona të paidentifikuar ende po vazhdon.
Në foto shihet se gozhdat kanë ngjyrën e flamurit të Serbisë.
Ngjarja nga dëshmitarët thuhet se ka ndodhur në autostradën e Nish-it të Serbisë.
Në grupin “SpeedomaniaKS” persona të ndryshëm e kanë treguar rastin, ku edhe kanë kërkuar ndihmë nga të tjerët.
Ata bëjnë thirrje për kujdes gjatë kalimit nëpër Serbi./Indeksonline/



