75 Mall Live Search
14:22 / E Diele, 05 Janar 2020 / indeksADMonline

Zbulohet Porsche 911 i dedikuar për shoferin legjendar belg

Lindur në Bruksel në 1 Janar 1945, Jacques Bernard “Jacky” Ickx është një nga drejtuesit më të suksesshëm të kerreve garuese të të gjitha kohërave, me gjashtë tituj të garës ‘24 Hours of Le Mans’ në rezymen e tij mbresëlënëse.

Fitorja e tij e parë në garën e qëndrueshmërisë legjendare ishte në vitin 1969 me një Ford GT 40 përpara se të triumfonte përsëri në 1975 duke drejtuar Mirage GR8 Cosworth. Ai më pas vazhdoi të fitojë duke vozitur Porsches në vitet 1976, 1977, 1981 dhe 1982, transmeton Perkerre.com

Në ditëlindjen e 75-të të tij, po e nderojn shoferin e kerrit, me një seri “Belgian Legend Edition”. Bazuar në Carrera 4S, është edicioni i parë special nga gjenerata 922 e 911-shit.

Rrotat e tij janë 20 inç nga para dhe 21 inç nga pas, i ngjyrosur në të kaltër e vija të bardha rreth xhamave për tu dukur i njëjtë me helmetën e shoferit belg Jacky Ickx. Interieri është i bërë në stil të helmetës, me lëkurë ngjyrë të zezë e vija nga kromi.

‘Edicioni i Legjendës Belge’ ka motorin 3.0 litërsh twin-turbocharged i cili prodhon 444 kuajfuqi, me rrotat 4×4.

Modeli i ri do të jetë i limituar në vetëm 70 njësi e që të gjitha do të shiten në Belgjikë, vendin e shoferit legjendar. Detajet e çmimeve nuk janë shpalosur, por dihet se Belgian Legend Edition do të kushton më shumë se standardi Carrera 4S Coupe i disponueshëm në Belgjikë me një çmim nga 131,381 €.