Eni Koçi: Kam bërë namin duke ngrënë për festat e fundvitit, më pret goxha stërvitje!
				Këngëtarja e njohur shqiptare Eni Koçi, njihet për muzikën që sjellë për publikun e që është mjaft e pëlqyer nga publiku. 
 
Ajo është përfolur shumë edhe nëpër mediat rozë dhe nga publiku për lidhjen e saj me këngëtarin Genc Prelvukaj, derisa të dy e konfirmuan lidhjen duke dalë hapur pë publikun, shkruan Indeksonline.
 
Madje Eni është një personazh tejet i ndjekur dhe aktiv edhe nëpër rrjetet sociale. 
 
Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet në palestër duke u stërvitur.
 
“Kam bërë namin duke ngrënë me justifikimin e festave të fundvitit, kështu që më pret goxha stërvitje”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë. /Indeksonline/


