75 Mall Live Search
16:20 / E Diele, 05 Janar 2020 / indeksADMonline

Këto ishin sulmet e urdhëruara nga Qassem Soleimani të cilin e vrau SHBA

Një sulm ushtarak amerikan në Irak vrau Qasem Soleimani-n, komandantin famëkeq të Forcave terroriste Quds, më 2 janar.

Shumica dërrmuese e iranianëve e urrenin Soleimani-n, si një simbol famëkeq i përdorimit të frikësimit e vrasjeve nga regjimi, për krimet e tij kundër popullit iranian e njerëzve të tjerë në rajon.

Qasem Soleimani ka vrarë 141 anëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) me anë të sulmeve terroriste në Irak nga viti 2009 deri në vitin 2016, duke përdorur proksi të Forcave Quds në Irak, të cilët i komandonte vetë.

Ai ka udhëhequr disa prej sulmeve kundër Kampit Ashraf, ku banonin anëtarët e MEK. Më pas, kur anëtarët e MEK u zhvendosën në Kampin Liberty me mbështetjen e OKB-së dhe SHBA-së, proksit e regjimit iranian kryen sulme të shumta me raketa ndaj Kampit Liberty nën urdhrat e Soleimani-t, duke vrarë disa dhjetëra njerëz. Më poshtë vijon një listë e sulmeve dhe e të vrarëve:

Ashraf, 28 dhe 29 korrik 2009 u vranë 13 anëtarë të MEK

Ashraf, 8 prill 2011                  u vranë 36 anëtarë të MEK

Liberty, 9 shkurt 2013             u vranë 7 anëtarë të MEK

Liberty, 15 shkurt 2013           u vranë 3 anëtarë të MEK

Ashraf, 1 shtator 2013             u vranë 52 anëtarë të MEK

Liberty, 26 dhjetor 2013         u vranë 4 anëtarë të MEK

Liberty, 29 tetor 2015             u vranë 24 anëtarë të MEK

Krimet e Qassem Soleimani-t kundër PMOI/MEK – mbi dyzet akte terroriste

• Sulm terrorist ndaj Kampit Faeze në Kut, Irak, 7 maj 1999 

• Sulm terrorist ndaj Kampit Habib në Irak, 25 shtator 1999 

• Sulm tokësor me raketa ndaj Kampit Ashraf në Irak, 18 prill 2001 

• Sulm tokësor me raketa ndaj Kampit Anzali në Irak, 18 prill 2001 

• Sulm tokësor me raketa ndaj Kampit Habib në Irak, 18 prill 2001

• Sulm tokësor me raketa ndaj Kampit Alavi në Irak, 18 prill 2001 

• Sulm tokësor me raketa ndaj Kampit Faeze në Irak, 18 prill 2001 

• Survejim ajror pa pilot i Kampit Ashraf, 19 prill 2001 

• Sulm terrorist ndaj Kampit Habib, 7 qershor 2001 

• Sulm terrorist ndaj Kampit Faeze, 9 gusht 2001 

• Sulm terrorist ndaj Kampit Habib, 31 gusht 2001 

• Sulm terrorist ndaj Kampeve Anzali, Ashraf, Alavi, 12 prill 2003 

• Sulm terrorist ndaj grupeve të automjeteve të MEK në provincën Diyali, 15 prill 2003 

• Sulm terrorist ndaj pozicioneve të MEK në zonën e Imam Veis, 18 prill 2003 

• Sulm terrorist ndaj pozicioneve të MEK në zonën e Mandali, 23 prill 2003 

• Sulm terrorist ndaj grupit të automjeteve të MEK në urën që të çon në Meghdadiye, 25 prill 2003 

• Sulm terrorist ndaj grupit të automjeteve të MEK me raketa RPG, 27 prill 2003 

• Sulm terrorist ndaj dy grupeve të automjeteve të MEK rrugës për në Harouniye në provincë Diyali, 29 prill 2003 

• Sulm terrorist ndaj grupit të automjeteve të MEK rrugës për në Khalis, 29 prill 2003 

• Sulm me mortajë ndaj Kampit Ashraf, 17 korrik 2003 

• Sulm terrorist ndaj grupit të automjeteve logjistike të MEK përpara Kampit Zakeri, 1 gusht 2003

• Rrëmbimi i dy anëtarëve të MEK në zonën Karade të Bagdadit, 4 gusht 2003 

• Sulm terrorist ndaj një autobusi me punëtorë irakenë rrugës për në Khalis, 29 maj 2006 

• Shpërthim i tubave të ujit në Kampin Ashraf, 17 korrik 2006 

• Shpërthim i tubave të ujit në Kampin Ashraf, 22 korrik 2006

• Shpërthim i stacionit të pompimit të ujit në Kampin Ashraf, 8 shkurt 2008 

• Sulm me raketa Grad ndaj Kampit Ashraf, 26 maj 2008 

• Sulm me raketa Grad ndaj Kampit Ashraf, 4 korrik 2008 

• Sulm me raketë Katyusha ndaj Kampit Ashraf, 25 dhjetor 2011 

• Sulm me raketë Mini-Katyusha ndaj Kampit Ashraf, 27 dhjetor 2011 

• Sulm me raketa ndaj Kampit Ashraf, 28 dhjetor 2011 

• Sulm me raketa ndaj Kampit Liberty, 9 shkurt 2013 

• Sulm me raketa ndaj Kampit Liberty, 29 prill 2013 

• Sulm me raketa ndaj Kampit Liberty, 15 qershor 2013 

• Sulm terrorist dhe masakrim i 52 anëtarëve të MEK në Kampin Ashraf, 1 shtator 2013

• Rrëmbim i 7 anëtarëve të MEK në Kampin Ashraf gjatë sulmit terrorist, 1 shtator 2013 

• Sulm me raketa ndaj Kampit Liberty, 26 dhjetor 2013 

• Sulm me raketa ndaj Kampit Liberty, 27 janar 2016