Chelsea kalon në rundin tjetër të FA Cup, Tottenham do të luaj edhe një ndeshje

Chelsea ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/16 të FA Cup.
Blutë kanë mposhtur Nottinghamin me rezultat 2-0, shkruan Indeksonline.
Golat për Chelsean i shënuan Hudson-Odoi në minutën e gjashtë dhe Barkley në minutën e 33-të.
Tottenhami do të duhet të luaj edhe një ndeshje për të siguruar kualifikimin.
Spurs barazuan 1-1 kundër Middlesbrough dhe kur ndeshja përfundon barazim luhet edhe një ndeshje tjetër. /IndeksOnline/