75 Mall Live Search
11:08 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Brad Pitt i bie ‘pishman’ që e la Jennifer Aniston-in për Angelina Jolien

Kemi parë se në mbrëmjen e ceremonisë ‘Golden Globe’ ish çifti, Jennifer Aniston dhe Brad Pitt ishin ulur afër njëri tjetrit.

Dikur ata ishin një çift mjaft i lumtur së bashku dhe mjaft të dashur për publikun, derisa Pitt u nda nga Aniston dhe zgjodhi të lidhej me aktoren tjetër Angelina Jolie, transmeton Indeksonline.

Pas ndarjes së Brad Pitt nga Jolie, disa burime të gazetave prestigjoze thonë se ata jo rastësisht janë ulur afër njëri tjetrit në ceremoninë e mbrëmshme, madje Pitt ka mbajtur një fjalim ku ka folur edhe për Aniston-in, duke e quajtur atë një shoqe shumë të mirë.

Madje thuhet se ndër vite Brad Pitt ka pasur biseda mjaft private me Jennifer Aniston dhe thuhet se i ka kërkuar falje për atë çfarë ka ndodhur më parë.

Se a do ta shohim një ribashkim të tyre së shpejti, mbetet të konfirmohet. /Indeksonline/